http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Policia shqiptare ka një nivel të ulët arsimor, por ne do të ndërtojmë një Universitet për Policinë edhe Sigurinë". Ky ka qenë premtimi që u ka dhënë uniformave blu kryeministri Edi Rama, gjatë analizës së punës së deritanishme të policisë. "Kemi polici me nivel të ulët arsimor. Niveli i policisë ishte i ulët dhe kuadrot e policisë sonë nuk mund të kualifikohen me sistemin hibrid që ka qenë në fuqi deri më sot. Duhet të përgatisim gjeneratën tjetër përmes një edukimi të plotë policor"- tha Kryeministri Rama. Kreu i qeverisë konsdieroi se analiza e 300 ditëve nuk duhet parë thjesht si paradë suksesesh, e sfidash, por edhe si përgjegjësi për të përmirësuar sa më tepër rendin publik. "Nuk duam ta bëjmë policinë e plepave dhe të presim në hijen e plepave. Çfarë drejtësie do të presim ne nga gjykata e plepave dhe një polici plepash? Nuk duhet të kemi më policë që nuk dinë të flasin shqip"- vijoi më tej kryeministri.