http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji për nëpunësin civil i miratuar me konsensus ne majin e 2013 do te ndryshoje ne shtator. Gjate raportimit ne Komisionin e Ligjeve për situatën e shërbimit civil gjate vitit te kaluar, ministrja per administratën publike Milena Harito është përballur me shqetësimin e deputeteve te mazhorances për problemet e këtij ligji. Sipas Haritos, ndryshimet ne ligj po konsultohen me Komisionin Europian dhe ne sesionin e ardhshëm do vijne ne Parlament. Ministrja Harito raportoi se gjate vitit te kaluar administrata është shkurtuar me 15% dhe problem mbeten vendimet e gjykatave për te kthyer nëpunësit ne pune qe nuk janë zbatuar nga qeveria paraardhëse.