Rama-Meta me sindromën e vitit zero - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Dyshja oligarkike Rama-Meta me hapat që po merr në kuadër të reformës në Drejtësi, po tentojnë të marrin në dorë sistemin, duke cenuar themelet". Kështu e ka nisur fjalën e tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar. Basha e konsideroi skandaloz vendimin e shumicës për të ndryshuar ligjin për KLD-në, duke e konsideruar atë si lëvizje për të kapur drejtësinë. "Me përfaqësues diplomatik të BE kemi biseduar mbi pavarësinë e sistemit të drejtësisë. PD do jap kontributin e saj, por edhe alarmin e saj të mbështetur në fakte, mbi sulmin e pashembullt verbal të Ramës dhe Metës, për të pushtuar drejtësinë dhe kapur atë. Drejtësia e re shqiptare ka arritje dhe shumë probleme. Rama-Meta, nisen nga sindroma e vitit zero, duke njollosur dhe damkosur sistemin"- u shpreh mes të tjerash kreu i demokratëve. "Problemet në drejtësi duan dialog mes palëve, mes asistencës së diplomacisë, pa prekur e cënuar pavarësinë e këtij pushteti, Rama e Meta imponohen me arrogancë me ligje të pakonsoliduara, të cilat cenojnë parimin drejtësisë, siç është rasti i KLD-së. Nuk ka drejtësi pa demokraci. Ne jemi për përfshirjen e aktorëve dhe faktorëve në sistemin e drejtësisë. Jemi për marrjen e asistencës evropiane dhe ndërkombëtare për këtë sistem. Rama e ka nisur vetëm, le ta bitisë vetëm, pa pyetur as faktorin ndërkombëtar"- theksoi më tej Basha. Kryetari i PD-së theksoi se opozita shumë shpejt pritet të bëjë publik dokumentin strategjik për Reformën në Drejtësi.

Free Traffic Exchange