Abuzimet masive me skemën e PAK - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afro 30 mijë persona të cilët sot përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar rrezikojnë që të dalin përfundimisht nga kjo skemë. Vetë ministri përgjegjës për këtë kategori, ai i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj tha përpara deputetëve të komisionit të ekonomisë se 30% e atyre të cilët sot marrin këtë pagesë mashtrojnë, dhe këto konkluzione janë në bazë të një analize që ka bërë Banka Botërore. Veliaj shkoi më tej duke thënë se abuzuesit jo vetëm që nuk do të kenë më përfitimin financiar, por do të vihen përpara drejtësisë. Akuzat që Ministri i Mirëqenies Sociale bëri edhe ndaj kreut të shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj, nxitën reagimin e këtij të fundit. Sipas tij fondet që shoqata e të verbërve ka dhënë për personat me aftësi të kufizuar janë bërë me tendera të hapur nga vetë ministria. Me largimin e atyre qe nuk e meritojnë sipas ministrit Veliaj i hapet rrugë kategorive të tjera që të bëhen pjesë e skemës së përfitimeve, siç janë talesemikët, autikët dhe ata me sindromën doun. Sot që flasim janë 165 mijë persona të cilët përfitojnë ndihmën e shtetit si të paaftë për punë, dhe 65 mijë prej tyre kane statusin e ndihmësit. Ministri Veliaj nuk përjashtoi mundësinë që të gjithë këta njerëz t'i nënshtrohen dhe njëherë testimit.

Free Traffic Exchange