Akuzat Haradinaj - Jahjaga - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionohen marrëdhëniet mes bllokut opozitar dhe Presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga. Pas takimit të mbajtur pasditen e të martës me kreun e LDK-së Mustafa dhe Fatmir Liamjn e Nismes, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka akuzuar kreun e shtetit se po shkel kushtetutën duke vonuar mandatimin e subjektit politik për formimin e qeverisë. Ai tha se këtë akt presidentja Jahjaga duhet ta kishte ndërmarrë menjëherë pas zgjedhjes së kryepalramentarit. I menjëhershëm ka qënë reagimi i presidentes së Kosovës. Përmes një komunikate për shtyp të publikuar në faqen zyrtare në internet, zyra e kreut të shtetit i ka bërë thirrje palëve të heqin dorë nga presionet politike. "Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, zyra e presidentes thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e gjykatës kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e paracaktuara ne kushtetutë". Presidentja e Kosovës ka deklaruar më herët se do të presë intermetimin e kushtetueses për ligjshmërinë e zgjedhjes se kryeparlamentarit përpara se të mandatojë kreun e subjektit fitues i icli do të nisë negociatat për qeverinë e re.