Serish përplasje KLD - Ministri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço përmes një shkrese zyrtare drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka kërkuar të behën disa ndryshime në rendin e ditës se mbledhjes që do të zhvillohet më datën 23 korrik. Ne baze të shkresës Ministri Naço propozon që në rendin e ditës të futet nisja e procedurave për shkarkimin nga puna të inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa. Gjithashtu, pjesë e propozimit të ardhur nga ana e ministrit është edhe shqyrtimi i kërkesës së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Beçaj, për emërimin e saj në detyrën e gjyqtares së gjykatës së apelit tiranë. Menjëherë kësaj kërkese ka reaguar Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sipas tyre është e pamundur që këto propozime të vihen në zbatim nesër dhe se deklaratat e ministrit janë vetëm një show mediatik. Në vijim theksohet se në protokollin e KLD-së nuk ka ardhur asnjë kërkesë e me firmë të ministrit Naço, ajo është paraqitur nga zv/ministri dhe bie në kundërshtim me ligjin.

Free Traffic Exchange