Por, për Partinë Demokratike, 300 ditët e para të qeverisë përkeqësuan shëndetësinë shqiptare. Deputetja Albana Vokshi tha se ende nuk kemi një shëndetësi falas, siç u premtua, por - sipas saj - në vend është përkeqësuar çdo shërbim. Sipas opozitës, shqiptarët sot paguajnë dhe vuajnë më shumë në dyert e spitaleve.