Fier, hapet zyra e re e punës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 300 ditët e qeverisjes së majtë në librin e kontributeve janë shtuar 43 mijë punonjës, që sipas kryeministrit Edi Rama përkthehen në vende të reja pune, një sektor që po shkon drejt formalizimit. Gjatë inaugurimit të një zyre të re pune në qytetin e Fierit kryeministri ka deklaruar se në 7 zyrat e hapura deri tani në të gjithë vendin janë kontaktuar mbi 22 mijë punëdhënës që kanë ofruar rreth 15 mijë vende të lira. Këto zyra pune që shërbejnë si hallkë lidhëse mes punëkërkuesit dhe punëdhënësit sipas kreut të qeverisë janë ngritur nga vet sipërmarrësit dhe nga buxheti i shtetit nuk është shpenzuar asnjë qindarkë. Nga shërbimi i ofruar nga zyrat e reja të punës është arritur të punësohen 9 mijë vetë nga të gjitha nivelet e arsimit duke filluar nga inxhinierët e deri tek fasonët.