http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Ligji integral për Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK) shkel të drejtat e kësaj shtrese ndaj nuk duhet miratuar". Ky është qëndrimi që mbajnë njerëzit e këtij kontigjenti, të cilët kanë protesuar para kryesisë së Kuvendit, për të reaguar ndaj draftit që po kalon për shqyrtim nëpër komisionet parlamentare. "Ligjin e ri e kanë bërë disa persona për interes, ai shkel të drejtat tona."- deklaroi Ali Plaka, Zëvendëspresident i para-tetraplegjikëve. Ndërsa kryetari i PAK, Sinan Tafaj, theksoi se të drejtat e fituara më parë, rrezikohen të hiqen me draftin e ri. "Nuk jemi këtu për të ndonjë individ jemi për të mbrojtur të gjithë të drejtat tona. Ministri Veliaj dhe fondacionet që punojnë gjoja në emrin tonë, kanë prodhuar baltë për të hedhur mbi ne"- është shprehur Tafaj, duke theksuar më tej se nëse ligji miratohet në Kuvend, personat me aftësi të kufizuar mund të fillojnë një grevë urie.