http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sapo futesh në ambientet e ish-uzinën 12 në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ndeshesh me sipërfaqe të mëdha mbetje inertesh që janë kthyer në ndotës. Të vetëdijshëm për këtë banorë të zonës vijojnë të hyjnë poshtë rrënojave të mbledhin mbetjet metalike për skrap. Krahas ndotjes nga mbetjet kimike ajo që shqetëson më shumë banorët është rreziku nga shembja e këtyre objekteve. Kryetari i komunës Bradashesh i cili njeh situatën ne vite tregon dhe shifrat tronditëse. Deri tani 5 te rinj te fshatit kane humbur jetën duke kërkuar për fshat. Në zonën e ish-Metalurgjikut në elbasan aktualisht punojnë disa ndërmarrje të vogla dhe pjesa tjetër prej 11 hektarësh vijon të mbetet e pa shfrytëzuar. Një vit më parë Ministria e Mjedisit e ka përfshirë ish-uzinën 12 në listën e zonave të nxehta për shkak të rrezikut të lartë nga mbetjet e ferrokromit, por ende edhe sot situata vijon të mbetet e njëjtë.