Rama: Mbështetje fermerëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar momentin e firmosjes se kontratave me biznesmenët qe kane përfituar nga skemat e mbeshtetjes financiare ne bujqësi per tu bere thirrje fermerëve te Korçës te fokusohen tek projektet për te përfituar sa me shume fonde nga qeveria. Ne mënyre simbolike firmosja e kontratave është kryer në pemishten e një biznesmeni i cili i është kthyer fshatit duke përfituar në këtë mënyrë me shumë të ardhura nga biznesi i tij, dhe kryeministri ka apeluar qe drejtoritë bujqësore duhet te shndërrohen ne zyra konsulence për t'u treguar fermerëve sesi të aplikojnë pranë agjencisë për zhvillim bujqësor dhe rural për te fuqizuar bizneset e tyre.Rama ka vene theksin edhe tek rajonalizimi i kulturave bujqësore. Kryeministri ka vizituar gjithashtu edhe disa biznese të Libonikut të cilat janë të gjitha të mbështetura nga qeveria shqiptare.

Free Traffic Exchange