http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej vitesh fermerët e fushës së Maliqit nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë sipërfaqen e tokës me të mbjella. Shkak për këtë ka qenë mungesa e kanaleve kulluese që sillte për pasojë edhe përmbytjen e saj. Por, fusha më e madhe në vend me një sipërfaqe prej 15 mijë hektarësh është kthyer në vëmendjen e qeverisë. Pas 15 vjetësh të lenë në harresë, punimet kanë nisur me pastrimin e kanalit të ujërave të larta në një gjatësi prej 10 kilometrash. Sipas specialistëve të zyrës teknike në bordin e kullimit të qarkut të Korçës në buxhetin e këtij viti është parashikuar një fond prej 24 milionë lekësh të rinj që do të shërbejë për kthimin në funksion të kanaleve kulluese. Në fushën e Maliqit kanë tokat e tyre kryesisht fermerë të komunave Libonik, Pirg dhe Vreshtas si dhe një pjesë e fermerëve te komunës Pojan.