https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kësaj zileje dëgjohet zëri i Rozanës nga Durrësi. Ajo është vetëm 15 vjeç dhe për herë të parë rrëfen lidhjen e saj të dashurisë...edhe pse ka një familje të madhe ajo nuk ka mundur të flasë me asnjë...e ndjen veten të vogël dhe për të është turp që të flasësh me prindërit për ndjenjat... Ndërsa nga ana tjetër e telefonit është Megi, këshilluesja e Alo 116, e cila prêt çdo ditë me dhjetëra telefonata nga fëmijë dhe adoleshentë nga të gjitha anët e vendit...Rrëfimet e tyre të zëshme tregojnë mërzitje, lëkundje humori, abuzime psikologjike, dhunë fizike apo edhe vetmi.. psikologët përpiqen te shkojnë me tej, te kuptojnë shkakun e këtyre problemeve. Alo 116 është një shërbim falas për të gjithë fëmijët të cilët kanë nevojë të ndajnë me dikë momentet më të vështira të jetës së tyre. Në pesë vjet aktivitet kjo linjë kombëtare ka pritur më shumë se 530 mijë telefonata, nga të cilat ka trajtuar rreth 13 mijë çështje.