4.5 milionë dollarë për rrugët kryesore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Superstrada Tirane - Durres, aksi qe mban edhe trafikun me te madhe te automjeteve ne vend, gjate natës i ngjan nje rruge dytësore. Ndriçimi mungon prej vitesh, ndërsa nuk është e plotësuar me sinjalistike. Ndaj Autoriteti Rrugor do te ndërhyje per te përmirësuar ketë segment, dhe ka nisur edhe puna për rishikimin e projektit me qellim zgjerimin e tij. Por ky nuk do te jete segmenti i vetëm qe do te ndërhyhet. Prioritet do te kenë rrugët turistike, duke nisur nga Rrogozhina e deri ne Sarande përgjatë gjithë vijës bregdetare qe ka një gjatësi prej 250 km. Investimi ne sinjalistike arrin e 4.5 milion dollar, qe do te shpenzohen brenda ketij viti. Per drejtuesit e Autoritetit Rrugor, projektet e zbatuara deri me tani kane qene te paplota, pasi nuk përfshinin ne investim sinjalistiken, e cila ne jo pak raste është bere burim aksidenti.