Bien depozitat, rriten kreditë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e normës së interesit për lekun nga Banka Këndore ka bërë që të depozitohen më pak para, por kjo nuk i ka ndalur bankat qe të ulin serish fitimin e individëve të cilët kursejnë. Në një raport të publikuar këtë të diele nga Banka e Shqipërisë nënvizohet se edhe gjatë muajit maj rënia e interesave për një depozitë 1-vjeçare nuk është ndalur, duke shkuar në 1.8%. Por ndryshe nga depozitat gjatë majit, ka njohur një rigjallërim kredia, edhe pse këtu ka ndodhur fenomeni i kundërt: paraja që merret hua nga bizneset dhe individët është bërë më e shtrenjtë. Pavarësisht se bankat kanë rritur sasinë e parave që japin kredi, zëri që ka dhënë këtu kontributin më të madh është ai i overdrafteve, çka do të thotë që bizneset po orientohen drejt borxheve me procedura të shkurtuara dhe miratim më të shpejtë. Me gjithë vendimmarrjen e bankës së Shqipërisë për të stimuluar dhënien e kredisë, sektori bankar sërish nuk po jep kontribut në ekonomi, kjo edhe pas rritjes së huave me probleme. Deri tani kreditë e këqija kanë arritur në 24% të totalit të portofolit të huave, ku kreditë të cilat konsiderohen të humbura dhe pa shpresa për tu kthyer arritën një rekord të ri prej 12% të kësaj vlere.

Free Traffic Exchange