http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto punime ne drite hije janë piktura te Nikola Troqes, 15- vjeçarit qe sjell një zë te veçante ne pikture. Ka punuar 1 vit për hapjen e kësaj ekspozite. Pedagogia e Liceut Artistik Vigjilenca Sallaku tregon vështirësitë e Nikolasit qe bën pjese tek personat autik. Pikturat e tij pasqyrojnë përditshmërinë dhe ngjyrat e saj sipas perceptimit te Nikoles. E gjitha kjo mbart një mesazh, për t'i treguar te gjithëve se edhe personat qe bëjnë pjese ne komunitetin e autikeve kane një talent. Shumica e pikturave te Troqes janë shitur me çmime simbolike deri ne 1000 leke. Vete prindërit e tij shprehen te kënaqur per ketë arritje te Nikoles, qe ka sfiduar veten dhe mundësitë e tij për t'i thëne stop paragjykimeve. Nikola është duke punuar ndërkohe per një tjetër ekspozite, pasqyruese te ndjesive te tij.