Tre vjet pas demonstratës tragjike të 21 janarit 2011 e cila u mbyll me katër qytetarë të vrarë në bulevard dhe disa të tjerë të plagosur, Policia e Shtetit kallëzon penalisht dy ish-drejtues të saj për dyshimet se nuk kanë zbatuar detyrën për sa kohë nuk iu bindën në atë kohë urdhërit të Prokurorisë për të ndaluar gjashtë oficerë të Gardës së Republikës.