http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Barçe kërkon hetimin e transaksioneve të familjes së ish kryeministrit Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Brace deklaroi se duhet të verifikohen disa veprime që, sipas mediave, janë kryer në Rusi dhe Serbi. "Këto transaksione duhet të hetohen. Duhet të kontrollohen të gjithë oligarkët e atij pushtetit. Ata oligarkë kishin pushtet dje por kanë dhe sot. Kam një pyetje për të dyja autoritetet shtetërore përfshi kryeministrin dhe Ministrin e Financave. Kur do të vihen nën kontroll transaksionet shumë vjeçare të kryera nga Dane Fazlliç dhe Argita Malltezi në territorin e Republikës së Shqipërisë? Kur organet tatimore do të trokasin në dyert e këtyre dy personave me aktivitet deri në vitin 2013 brenda territorit të Shqipërisë, për të verifikuar një më një, çdo transaksion financiar të kryer në këtë vend dhe natyrisht për të llogaritur mbi to, të gjitha detyrimet ligjore. Kanë kaluar 300 ditë të mjaftueshme, për të vënë nën kontroll këto transaksione, por edhe transaksione të tjera ende të pa zbardhura, ende të pa zbuluara në këtë vend."- u shpreh Barçe.