http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protesta e tregtareve te ish-Uzinës Dinamo është zhvendosur para institucionit te Prefektit te Tiranës. Ne orën 9:00 te mëngjesit, protestuesit kane bllokuar një nga segmentet e Unazës ne zonën e "21 dhjetorit". Me pankrata dhe thirrje kundër Prefektit dhe Bashkisë se Tiranës, tregtaret kërkuan anulimin vendimit për mbylljen e tregut. Protesta një oreshe është mbikëqyrur nga forcat e policisë se shtetit te cilët ndërhynin për zhbllokimin e rrugës. Ndërsa tregtaret protestues bënin thirrje per zgjidhje. Sipas tyre mbyllja e tregut do tu sjelle falimentim. Protesta nuk ka shënuar incidente apo përplasje me policinë. Ndërkohe nje grup tregtaresh kane kërkuar takim me prefektin gjë qe është refuzuar nga ky i fundit. Institucioni i prefektit përsërit qëndrimin dhe vendimin e prere te 9 institucioneve. Tregu i ish-Uzinës Dinamo dhe ai pranë Qytetit te Nxënësve do te mbyllen për mosrespektim te standardeve. Tregtaret duhet te zhvendosin pajisjet ne mënyre qe te mos ndërhyrje policia e shtetit dhe ajo bashkiake.