Çmimi i ilaçeve, abuzim masiv - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nje deklarate te papritur Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka zbardhur kufijtë e një debati me grosistet te nisur hershem prej tij ne përpjekje për uljen e çmimit te ilaçeve ne vend. Shqipëria ka çmimin me te larte te medikamenteve ne te gjithë rajonin dhe Ministri i Shëndetësisë ka sqaruar ne detaje përmes një skeme shifrash se perse ndodh kjo. Edhe drejtori i fondit te sigurimeve shëndetësore, Astrit Beci ka referuar skema korruptive qe sipas tij bëhen për mbipërdorim te disa medikamenteve te shtrenjta ne listën e rimbursimit. Por debati ministri-grosiste nuk nisi sot. Me ardhjen ne pushtet qeveria hoqi TVSH per medikamentet dhe uli marzhin e fitimit te importuesve dhe farmacisteve. Kjo shkaktoi pakënaqësinë e pare mes palëve, qe u përforcua pas vendimit te ministrit Beqaj për te futur ne Shqipëri medikamentet pa certifikatën e regjistrimit nga vendet e origjinës. Kundërshtitë e grosisteve u mbështeten edhe nga opozita dhe sot kjo çështje është ne duart e grupit hetimor qe po heton punën ne Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUT gjithashtu.