http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë të gjitha bizneset të cilat bëjnë kontrollin e mallrave në doganë do t'iu duhet shumë pak kohë për të kaluar në anën tjetër. Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elsia Spiropali tha se me ndihmën e fondeve të dhëna nga BE është mundësuar sistemi i një sporteli të vetëm. Por përveç kësaj është ulur me 10% edhe sasia e mallrave të cilat i nënshtrohen kontrollit. Ndërsa për përfaqësuesin e BE-në në Shqipëri, rikthimi i rritjes ekonomike varet vetëm nga administrimi i sistemit të taksave dhe marrëdhënia që krijon shteti me biznesin. Me asistencën e marrë nga BE në projektin e binjakëzimit me doganën italiane, deri tani është arritur që të konfiskohen mijëra mallra të falsifikuara që hynin në vendin tonë.