http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshon ligji për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por Parlamenti, duke iu përgjigjur thirrjes së Ministrit të Drejtësisë, ka bërë vetëm disa korrigjime që dhe vetë i konsideron si më urgjente. Ndërkohë një reformë e plotë për mënyrën e qeverisjes së gjyqësorit paralajmërohet në muajin shtator. Projekt-ligji me vetëm 10 nene rregullon disa prej problematikave te cilat janë ndeshur gjate javëve te fundit; se pari anëtareve te KLD iu ndalohet te promovojnë vetveten gjate mandatit 5-vjeçar ne këtë institucion, çdo gjyqtar ndaj te cilit regjistrohet një procedim penal siç është rasti aktual i Gjin Gjonit pezullohet nga detyra deri ne përfundimin e procesit gjyqësor. KLD me këtë ligj ka vetëm nje muaj afat për te shqyrtuar procedimin disiplinor si dhe ka afate te qarta për miratimin e kryetareve te gjykatave. Drafti i ri kujdeset edhe për transparencën duke detyruar KLD te mbaje procesverbal për çdo mbledhje. Ndërkohe qe kjo nisem ligjore mbush edhe një boshllëk te ligjit ekzistues duke parashikuar momentin e shkarkimit te anëtareve te KLD te zgjedhur nga Parlamenti dhe ata te zgjedhur nga konferenca e gjyqësorit. Megjithe vendosjen e këtij neni ende ka paqartësi për rrugën qe duhet ndjekur për te shkarkuar anëtaret e zgjedhur nga gjyqësori ne KLD; fakt ky i pranuar edhe nga vete socialisti Subashi i cili ka paralajmëruar se do te sjelle amendime për te specifikuar procedurën qe duhet ndjekur ne këtë rast. Projekt-ligji eshte miratuar ne parim me vetëm votën kundër te Demokristianit Nard Ndoka i vetmi përfaqësues nga opozita në kuvend i cili deklaroi se drafti cenon pavarësinë e gjyqësorit.