Uji i pijshëm për... lavazhet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kujtdo që i bie rruga të kalojë nga Përrenjasi drejt Qafë Thanës vëren lavazho të shumta ku uji rrjedh gjatë gjithë kohës. Ai nuk vjen nga lumenjtë apo burimet por nga tubacioni kryesor që furnizon komunën e Rrajcës me ujë të pijshëm. Te mbledhur ne nje proteste ne vendin ku janë kryer lidhjet me te mëdha, banorët thonë se pronarët e lavazhove dhe të vaskave të peshkut kanë dëmtuar rende tubacionin. Në fakt 4 vjet më parë pas ndërtimit të depove te ujit tek tuneli u vendos që të shfrytëzoheshin për të gjitha familjet e komunës së Rrajcës, ku secila prej tyre do të furnizohej me 120 litra ujë në sekonde si për përdorim familjar ashtu edhe vaditje. Por ende edhe sot 11 mijë banorë të komunës vuajnë thatësirën. Drejtuesit e komunës kanë preferuar të heshtin per këtë problem.

Free Traffic Exchange