http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kane mbetur plot 2 muaj pushime per nxënësit e arsimit parauniversitar, Ministria e Arsimit shpall datën e fillimit te vitit shkollor. Ne 15 shator, te gjitha shkollat 9-vjeçare dhe te mesme hapin dyert per nxënësit. Data zyrtare e nisjes se procesit mësimor konfirmohet për Vizion Plus nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ministrja Nikolla mohoi zërat se mësimi do te shtrihet edhe ne ditën e shtune. Sipas zonjës Nikolla, ne kalendarin e procesit mësimor, e shtuna do te vijoje te jete dite pushimi. Gjate një aktiviteti ne zonën e bregut te Lumit për përfshirjen dhe integrimin e fëmijëve rom ne kopshte, Ministria e Arsimit theksoi te rejat qe do te zbatohen vitin e ri shkollor 2014-2015. Pas një filtri nga specialistet dhe mësuesit, tekstet e nxënësve do te jene me cilësore dhe me alternativa te reduktuara. Ndërsa ne disa shkolla te vendit do te aplikohen kutikulat e unifikuara me Kosovën, ku programet mësimore do te jene me praktike, pa ngarkesa dhe me te thjeshta për t'u përvetësuar nga nxënësit. Ne 15 shtator nisin shkollën rreth 600 mije nxënës te arsimit parauniversitar, ku 37 mije janë fëmije te klasave te para.