Përpara se të niseni për udhëtim drejt destinacionit të zgjedhur për pushimet e verës, përveçse të informoheni rreth motit dhe rrugës që do të përshkoni duhet të kontrolloni edhe makinën. Që t'i paraprini surprizave të rrugës është e rëndësishme që të kujdeseni më parë për nivelin e vajit, ujit, gomat, gomën rezervë, dritat etj.