Nuland: Bashkëpunim mes komuniteteve në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësojnë thelbësore përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, si kusht i domosdoshëm për të ardhmen e Maqedonisë. Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Viktoria Nuland, gjatë qëndrimit në Shkup, nxiti palët për më shumë bashkëpunim mes komuniteteve. Ky ishte mesazhi i qartë i zyrtares amerikane, në kohën kur tensionet ndëretnike janë shtuar, pas protestave të javës së kaluar. Nuland i kujtoi gjithashtu Maqedonisë, se aspiratat euro-atlantike mund t'i përmbushë pasi të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë. Zonja Nuland foli pas takimit me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, gjatë vizitës së saj në Shkup. Më herët ajo u prit edhe nga Presidenti Ivanov. Diplomatja amerikane u takua me dyer të mbyllura edhe me kreun e opozitës Zoran Zaev e me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.