Mes 7 liqeneve të Lurës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Lura sot. Nëse do të donit të rizbulonit Lurën,duhet ta bëni mbi dhimbjen e madhe për shkatërrimit që i është bërë në 20 vitet e fundit. Dikur ka qene një nga vendet më të bukura shqiptare. E famshme për 7 liqenet e saj, ky vend ka tërhequr gjithnjë vizitorët vendas e të huaj. Por sot rrugëtimit për tek secili prej 7 liqeneve përveç mungesës së infrastrukturës i shtohet edhe trishtimi i prerjes së pyjeve të dendur, ahut e pishave të zeza. Megjithatë duket se ende ka shprese. Lura është ende në hapat e para të rinisjes së turizmit, Hasan Hoti, pronari i të vetmit hoteli, tregon se gatimet tradicionale po joshin ato turistë të pakët që vijnë këtu. Kjo motosharre nuk është e personave që në mënyrë krejt të paligjshme abuzojnë prej vitesh me pyjet. Këto qytetarë janë pjesë e një projekti që ka nisur pak ditë më parë, për pastrimin e liqeneve dhe mbjelljen e pemeve të reja. Lura shërben padyshim për të kaluar një fundjave ndryshe, me gatime tradicionale, ku cdo vizitorë që shkon atje ndjen atmosferen që përcjell fshati, ku të gjithë merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori, e për të parë padyshim të 7 liqenet.