http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korrupsioni në sistemin energjetik mund të bëjë që vendet e Ballkanit Perëndimor të humbin 28 miliard euro donacione, që sekretariati për komunitetin e energjisë në BE, do të japë për ketë sektor deri në 2020-ën. Rita Sterakosha, Drejtuese e Lëvizjes "Ecovolis" prezantoi para pak ditësh një raport, së bashku me përfaqësues nga vendet e rajonit, rastet e korrupsionit në Shqipëri. Që Shqipëria të shpëtojë përfundimisht nga korrupsioni ne këtë sektor, i cili është edhe një nga më fitimprurësit, duhet që të forcojë sistemin e drejtësisë. Dokumenti u be publik në konferencën e politikave të nivelit të lartë të BE-së, e cila u mbajt në kuadër të javës së energjisë së qëndrueshme ne Bruksel.