http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë duan të kenë një trup të tonifikuar gjatë verës. Ndaj puna ka kohe që ka nisur, dikush ka zgjedhur palestrën, kërcimin, ushqimet në natyrë ose vrapin nga liqeni. Por, çfarë realisht rekomandohet për rënien nga pesha, pak para se të shkojmë për pushime. E gjitha kjo është shndërruar në një stil jetese, ku aktivitet sportive intensifikohet për të patur rezultatet e dëshiruara. Por, jo të gjithë mund të shkojnë në palestër , ose në kurse kërcimi ku sigurisht ka edhe një kosto ekonomike, ndaj për të kursyer kohë dhe para, Linda Kalemi propozon mënyrat alternative të të bërit ushtrime në kushte shtëpie. Sido që të jetë duket se të gjitha grupmoshat janë të interesuara për një trup sa më të tonifikuar në këtë fillim vere.