Basha: Do të denoncojmë dyshen Rama-Meta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike ka përdorur publikimin e dosjes se deputetit Arben Ndoka, qe sipas opozitës e lidh ketë te fundit me vepra penale, për te akuzuar mazhorancen qeverisëse se po përpiqet te marre pushtetin me dhune, duke i veshur krimit mandate deputeti. Gjate takimit me demokratet ne kuvendin zgjedhor te degës Gramsh, lideri i opozitës deklaroi se partia e tij do te vazhdoje te denoncoje lidhjet kriminale te dyshes Rama-Meta. "Kemi denoncuar dje sot do të denoncojmë nesër dhe përditë lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Vendosjen dhe rrezikun e vendosjes së një oligarkie mafioze për të zëvëndësuar demokracinë e qytetarëve me demokracinë e mafias, kapjen e policisë, spastrimet në administratë, kapjen e institucioneve të pavarura, presionet ndaj gjyqsorit, kapjen e sektorëve të rëndësishëm ekonomik, likuidimet e elitës sipërmarrëse" Sipas Bashes, Partia Demokratike do t'i përgjigjet këtij realiteti te rende ne vend me njerëz te zgjedhur për te drejtuar PD-ne, dhe me qëllimin parësor për te fituar besimin e humbur tek qytetaret.