http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka ardhur koha qe ne Bashkimin Europian te merret seriozisht me integrimin e Ballkanit. Deklarata vjen nga eurokomisioneri Stefan Fyle gjate një fjalimi ne forumin e Kroacisë te mbajtur pikërisht për te diskutuar zhvillimet ne këtë rajon. Por ndërkohe një tjetër mesazh vjen nga Kroacia, kësaj radhe nga ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland. Ne fjalën e saj Nuland ka deklaruar se: Rajoni është nen ndikimin e politikaneve te piste, qe me ndikimin e tyre ne vendet ku janë, po pasurohen dhe po shqyejnë qytetaret". Pasi vizitoi Shqipërinë ku takoi klasën politike, Nuland mori pjese ne forumin e organizuar ne Dubrovnik te Kroacisë, nga ku kritikoi sjelljen e liderëve ne Europe dhe sidomos ne Ballkan. "Europa nuk mund te jete e plote, kur kleoptokratet i trajtojnë shtetet, si një burim fitimi e plaçkitjeje për veten dhe miqtë e tyre. Dhe nuk mund te jete e lire, kur zgjedhjet manipulohen, media e pavarur hesht dhe minoritetet poshtërohen. Dhe nuk mund te jete ne paqe, kur zyrtaret e korruptuar përdorin frikësimin politik, ekonomik dhe gjyqësor per te shtypur kundërshtarin dhe shqyer qytetaret e tyre". Nuland shprehet se korrupsioni dhe konfliktet e stërzgjatura po kërcënojnë shume shtete te rajonit. Ajo i ka cilësuar politikanet e përfshire ne afera me epitetin "te piste". "Korrupsioni po kërcënon gjithashtu sovranitetin kombëtar për shkak se çdo politikan i piste ne mesin tone, çdo kontrate e piste e jo transparente qe ne lejojmë te behet, krijon një tjetër vrime te zeze cenueshmerie dhe një mundësi për shkatërrim nga forcat e jashtme. Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit ndërmori një tur vizitash ne vendet e rajonit. Duke theksuar mbështetjen e SHBA-ve, ajo inkurajoi liderët e këtyre shteteve për forcim te demokracisë dhe lufte te pandërprere korrupsionit elitar. Pjese e këtij turi ishte dhe vizita zyrtare e Tirane ku ka zhvilluar takime me krerët me te larte te shtetit. Kjo vizite vjen pak kohe pasi Shqipëria mori statusin e vendit kandidat dhe ka si qellim njohjen e reformave integruese te vendit.