http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përdorur letrën e sekretarit amerikan te shtetit Xhon Kerry drejtuar senatit për vonesat ne emërimin e ambasadoreve si argument për te akuzuar qeverinë Rama se po rrezikon demokracinë ne Shqipëri. Gjate takimit me demokratet ne kuvendin zgjedhor te Shkodrës, lideri i opozitës ka deklaruar se shtetet e bashkuara kane dhëne alarmin per rrezikun qe i kanoset demokracisë ne Shqipëri alarm qe sipas Bashes i drejtohet qeverise Rama-Meta. "Dy ditë më parë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha citoj 'Pa autoritetin e një ambasadori, ne nuk mund të merremi plotësisht me zyrtarët e niveleve më të larta në vendet ku vlerat e përbashkëta demokratike janë kërcënuar'. Kjo është një deklaratë që pason alarmin e tij të disa muajve me parë për rrezikun që i kanoset demokracisë nga instalimi në disa vende i pushtetit oligarkik, pra të një grushti sundimtarësh që nuk pyesin as për ligj dhe as për vlera, siç është rasti i qeverisë Rama-Meta. Duke synuar të zëvendësojnë programet e zhvillimit me shitblerjen e votës, shtetin e së drejtës me sundimin oligarkik, meritokracinë me pazarat e pista, vlerat e krijuara brez pas brezi me interesat e paskrupullta