Thaçi braktis kryesinë e Kuvendit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës, e mbylli pa një vendim mbledhjen e saj, se cilit koalicion i takon kryetari i ri, pas konstituimit të Parlamentit më 17 korrik. Blloku opozitar LDK-AAK-Nisma, që synon të marrë drejtimin e qeverisë, pretendon se u takon atyre edhe posti i kryeparlamentarit, si koalicioni më i madh. Kjo kundërshtohet nga PDK. Kryetari i saj, Hashim Thaçi, u largua nga mbledhja e Kryesisë, pak pas nisjes. Ai akuzoi bllokun opozitar dhe theksoi se partia e tij nuk do të lejojë që një grumbull të fortësh të prishë rregullat. Pas kësaj pati edhe reagime nga përfaqësuesit e LDK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes. Pas kësaj, Thaçi reagoi sërish përmes një postimi në "Facebook", kur tha se në mbledhje u shkel rregullorja e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës. Sipas Thaçit, të gjitha këto e përcaktojnë qartë se PDK-ja është grupi më i madh parlamentar dhe i takon asaj posti i kreut të Kuvendit.