Erkan Tabak: Risia e shërbimit IPTV. Intervista e plotë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tabak ju falënderoj fillimisht për intervistën. Prej pak kohësh ka hyrë në treg një shërbim i ri që është televizioni nëpërmjet internetit dhe që njihet me emrin IPTV. A mund të na thoni më konkretisht çfarë është ky shërbim dhe çfarë risish sjell në tregun mediatik në vendin tonë? Ky është një shërbim interaktiv që nënkupton se transmetimet nuk janë një-drejtimesh, por dy-drejtimesh, që do të thotë se përdoruesi mund të kontrollojë transmetimin televiziv apo ato që ai dëshiron të ndjekë, dhe kur dëshiron t'a ndjekë. Kjo është teknologjia më e re dhe ne jemi shumë të lumtur që tashmë e ofrojmë atë në Shqipëri. Ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me kompaninë Tring Digital. Si mund ta përkufizoni këtë bashkëpunim z. Tabak? Ne e nisëm këtë projekt me partnerin Tring Digital. Gjersa ne jemi një kompani që ofrojmë teknologji dhe jo përmbajtje, ia besuam pjesën e përmbajtjes profesionistëve të kësaj fushe, kompanisë Tring. Kjo kompani ka një përmbajtje të mrekullueshme për t'i ofruar abonentit. Me profesionalizmin dhe organizimin e Tringut ne po u ofrojmë përdoruesve tanë përmbajtje si kanalet, serialet dhe interaktivitet. Ne përdorim infrastrukturën tonë për të arritur te abonenti me të njëjtën linjë që është edhe shërbimi i telefonisë apo internetit ADSL. Ju falënderojmë që ndatë me ne këto informacione.

Free Traffic Exchange