Maqedoni, historiku i një jave protestash të shqiptarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjithçka nisi të premten e 4 korrikut, si protestë e shqiptarëve kundër dënimit, të padrejtë sipas tyre, të gjashtë personave me burgim të përjetshëm, për vrasjen e pesë maqedonasve në prill të vitit 2012. Gruevski tha se individe te caktuar po i hedhin benzine zjarrit, per te realizuar synimet e tyre. Ndërsa lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në të njëjtën linjë me ambasadorin amerikan në Shkup kur foli pas një takimi të përbashkët, u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë protesta paqësore, pasi dhuna nuk ndihmon askënd. Me të njëjtin qëndrim ishte shprehur një ditë më herët edhe lideri i partisë tjetër të madhe shqiptare, PDSH, Menduh Thaçi. Por kjo do të sillte një reagim nga partia në pushtet në Maqedoni, VMRO-DPMNE, e cila përmes një komunikate e mohoi që ngjarjet e fundit të kenë lidhje me paktin e Ohrit. Sipas partisë së Gruevskit, ato ishin produkt i elementeve radikale islamike, që kundërshtojnë vendimin e pavarur të gjykatës. Së fundmi, mbrëmjen e së enjtes, Ministria e Jashtme e Maqedonisë reagoi me një notë proteste ndaj qëndrimit të Tiranës zyrtare si dhe djegjes së flamurit maqedonas në Kosovë. Ky qëndrim u prezantua nga vete ministri i Jashtëm Nikola Popozvski gjatë një takimi me ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës.