http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka vendosur te ndryshoje simbolet e institucionit te presidencës. Bazuar edhe ne ceremonialin e Republikës se Shqipërisë i cili i njeh te drejtën Presidentit te mbaje një flamur dallues, kreu i shtetit Nishani ka miratuar nje flamur te ri për institucionin qe ai drejton. Ai nuk do te këtë ne qendër shqiponjën e flamurit zyrtar si deri dje, por shqiponjën e zeze te marre nga stema e familjes se Kastrioteve me përkrenaren e Skënderbeut te vendosur me vështrimin drejt. Një element i ri janë edhe degët e dushkut ne formën e një kurore. Ndërkaq për here te pare institucioni i presidencës do te këtë edhe logon e tij; logo e cila ka gjithashtu shqiponjën me përkrenare dhe gjethet e dushkut si elemente kryesore. Ndryshim ka pësuar edhe dekorata "Nene Tereza" ku element kryesore janë portreti i saj dhe si dhe mbishkrimi kaligrafik me emrin "Nene Tereza".