Rama: Projekti për bujqësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka lançuar sfidën e re te qeverise ne sektorin e bujqësisë, rajonalizimin e këtij sektori për te rritur punësimin dhe eksportet. Lideri i mazhorances ka shfrytëzuar ceremoninë për hapjen e zyrave te reja te Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, për te theksuar se do te jepen financime për projekte brenda ne logjike te përgjithshme zhvillimi. Pra Shqipëria do te ndahet me rajone, duke stimuluar produktet bujqësore sipas zonave ku klima favorizon prodhimin. Por Rama ka listuar edhe arritjet qe janë bere ne këto muajt te pare te qeverise. "30% rritje e eksporteve të bujqësisë në 5 muaj e parë me siguri do të thotë diçka. Kemi lehtësuar në mënyrë të ndjeshme fermerin nga presioni i jashtëzakonshëm i korrupsionit dhe një administrate që i rrinte në qafë për ti marrë frymën në mënyrë që ti nxirrte pjesën e vet". Por pavarësisht arritjeve, kryeministri Rama ka njohur edhe vështirësitë qe ekzistojnë per zhvillimin e këtij sektori dhe një prej problemeve mbeten titujt e pronësisë.

Free Traffic Exchange