Artisti i grafitit të rrugës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse këto dite keni kaluar pranë shkollës qe ne Tirane njihet si ish "11 Janari", me siguri keni pare këtë grafit te realizuar ne nje prej mureve anësore te shkollës. Është harta e botes dhe mban firmën e një artisti qe vetëquhet EGS. Ky është EGS-ja. Finlandezi është i njohur nderkombetarisht per grafitet e tij, duke u bere pjese e grupimit te madh te artisteve qe merren me artin e rrugës kudo ne bote. Gjysme i mbuluar me nje shall rreth gojës, per te fshehur identitetin e tij, ashtu siç ne fakt e do tradita e grafisteve te rrugës, EGS zbulon se ka një lidhje te veçante me Shqipërinë, pasi per here te pare e ka vizituar ate ne vitin 1986 kur ishte 12 vjeç. Por ky rikthim ne Tirane per EGS-se nuk ka qene vetëm realizimi i grafiteve ne disa mure te kryeqytetit. Ai është ftuar nga Galeria Kombëtare e Arteve per t'i shndërruar disa nga veprat e tij me përmasa te mëdha ne pune qe mund te ekspozohen brenda. Ky cikël i hartës se botes, ku dominojnë ngjyrat kuq e zi e ka një arsye. Bashke me EGS-ne, Galeria ka ftuar edhe artisten tjetër finlandeze, Noor Zhazha e cila sjell fotografinë e Tiranës te pare ne këndvështrimin e saj artistik. Nen titullin "Five" punët e dy artisteve do te qëndrojnë te ekspozuara deri me 22 Korrik.

Free Traffic Exchange