Menu pa produkte shqiptare! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas nisjes së sezonit turistik Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka mbledhur në një takim përfaqësues të hoteleve, restoranteve dhe shërbimeve të katerigut dhe u ka kërkuar që të shtojnë në menunë e tyre produktet vendase. Sipas tij Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk promovon prodhimet e saj dhe kjo bën që ajo të humbë pikë jo vetëm ne shitjen e mallrave tona por edhe te vetë turizmi që ofron. Por përfaqësuesit e këtyre bizneseve kanë nxjerrë një problem tjetër, sipas tyre produktet shqiptare nuk kanë cilësinë e duhur për tu futur në mënunë e një restoranti. Një tjetër çështje qe ende vazhdon te sjelle problem gjate sezonit veror është dhe siguria ushqimore në restorante.