LDK e Nisma: Ligjet e rregullorja s'na pengojnë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët e Lidhjes Demokratike dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës regjistrohen si një grup i vetëm parlamentar. Këtë pritet të bëjnë edhe ligjvënësit e rinj të Nismës, të premten, duke përforcuar bllokun opozitar. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se kjo është pjesë e marrëveshjes dhe se rregullorja parlamentare e ligjet nuk e ndalojnë krijimin e një grupi të përbashkët. Në të njëjtën linjë është edhe deputeti i Nismës, Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Regjistrimi i deputetëve të rinj është pjesë e procedurës, që pasohet nga konstituimi i Kuvendit më 17 korrik. Blloku opozitar LDK -- AAK dhe Nisma, pretendon krijimin e qeverisë së re, sipas marrëveshjes së nënshkruar më 10 qershor, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme.