Tension Shqipëri-Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionohet marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë lidhur me protestat e ditëve të fundit në shtetin fqinj. Një ditë pas deklaratës së Kryeministri të Shqipërisë Edi Rama se protestat dhe tensionet teknike atje janë pasojë e moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, kanë sjellë dhe reagimin e partisë VMRO-DPMNE, të kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevsi. Në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet, kjo parti ka thëne se protestat radikale që po ndodhin këto ditëve nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, por ato janë produkt i elementeve radikale islamike, që kundërshtojnë vendimin e pavarur të gjykatës.

"Në kontekstin e deklaratës së kryeministrit Rama, lidhur me kushtet e jetesës së shqiptarëve në Maqedoni dhe duke marrë parasysh faktin se ai ka pak kohë si kryeministër i republikë së Shqipërisë, i bëjmë thirrje që të bëj një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shoh kushtet në të cilat jetojnë ata, dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në republikën e Maqedonisë".

Të martën në mbrëmje kreu i qeverisë shqiptare theksoi se tensionet etnike në Maqedoni shuhen vetëm nëse zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

Prej rreth pesë ditësh shqiptarët e Maqedonisë kanë dalë në protestë kundër vendimit të gjykatës për të dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë të pandehur. Ata akuzohen se janë autorët e krimit të pesëfishte në Smilkovc të Shkupit.