Kundërprotesta e maqedonasve: Vdekje Shqiptareve! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Shkupit, Tetovës dhe Strugës, qindra tubues kanë protestuar paqësisht në Kumanovë, kundër vendimit për të dënuar më burgim të përjetshëm gjashtë të pandehurit e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc në prill të vitit 2012. Marshimi nisi nga shkolla e mesme "Sami Frashri" drejt sheshit kryesor të qytetit, ku është vendosur dhe një flamur i madh kuq e zi. Tubuesit mbanin pankarta me mbishkrimin "jo drejtësi selektive", dhe "stop diskriminimit dhe dhunës". Protestës së shqiptarëve të Maqedonisë një grup i vogël të rinjsh maqedonas i janë përgjigjur në Shkup me një tubim. Ata mbanin ne duar pankartat me shënimin "vdekje shqiptarëve". Fotoja është publikuar gjerësisht dhe në rrjetet sociale. Ndërkohë ditën e premte, protestës së paralajmëruar nga shqiptarët në Shkup, në orën 14:00, maqedonasit kërkojnë ti përgjigjen me një kundërdemostratë. Në rrjetet sociale janë shpërndarë paralajmërime që ata të mblidhen në të njëjtën ditë. "Presim që të vijnë në numër sa më të madh që t'i dërgojmë një mesazh qeverisë së Maqedonisë se ne maqedonasit nuk jemi qiraxhinj në shtetin tonë. Maqedonia e maqedonasve", shkruhet në postimin në "Facebook".

Free Traffic Exchange