Universiteti, kthehet mesatarja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne universitete nuk do te ketë me pranime masive dhe pa cilësi. Ne shkollat e larta rikthehet kriteri i notes mestarë dhe konkurset për zgjedhjen e kandidateve me te mire. Ky është propozimi i hartuesve te reformës se arsimit te larte qe synon rritjen e cilësisë ne Universitete. Pas një viti, ne 2015, vetëm për te aplikuar për shkolle te larte duhet te kesh mestaren mbi notën 6. Një nga hartuesit e reformës, profesor Aleksandër Xhuvani tregon se ky rregull është i njëjte si për studentet qe synojnë Universitetet Private ashtu dhe ata qe duan ne publik. Procesi i aplikimit do te behet ne një agjenci te vetme e cila pas mbledhjes se te dhënave informon Fakultetin ku te rinjtë kane aplikuar. Pas kësaj, çdo shkolle e larte ka te drejtën e zhvillimit te konkursit apo vendosjes se nje mesatareje me te larte për përzgjedhjen e kandidateve. Ne vitin 2015, matura shtetërore do te jete vetëm proces përmbyllës i shkollës se mesme dhe jo si tani, ku me notat e katër provimeve, kalon ne Universitet. Për me shume se 8 muaj 11 profesorë te Universiteteve Publike dhe Private hartuan raportin për ndryshimet e nevojshmen ne arsimin e larte. Ligji i ri i cili do te bazohet mbi këtë raport synon rritjen e cilësisë ne Universitete deri dhe mbylljen e atyre institucioneve qe nuk plotësojnë standardet.