Jo rrogë të 13-të, por shume favore të tjera - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 13 mijë punonjës të policisë së shtetit të cilët kanë pritur vitin 2015-të që të marrin në fund të vitit një pagë shpërblim tashmë nuk do ta kenë këtë favorizim. edhe pse vetë ministria e brendshme solli në Komisionin e Ekonomisë një ligj i cili kërkon futjen e pagës së 13-të për këta punonjës, komisioni përgjegjës për çështjet financiare, ai i ekonomisë nuk e ka miratuar. Por edhe ish-kreu i financave Bode e ka cilësuar këtë ligj si një çrregullim të të gjithë rendit fiskal në ekonominë tonë. 40 milion dollarë që duhen çdo vit për të indeksuar shpërblimet e policisë së shtetit nuk janë parashikuar në asnjë plan buxheti. Por Komisioni i Ekonomisë ka miratuar një sërë favoresh të tjera në ligjin për policinë e shtetit. Tashmë punonjësit e policisë përfitojnë dieta të plota për shërbimet, trajtim financiar për familjet e të rënëve në detyrë, kompensim të interesave për kredinë që marrin për shtëpi dhe të drejtë për sigurim shëndetësor të veçantë, i cili përfshin kontrollin shëndetësor brenda dhe jashtë vendit. Me ligjin e ri Ministria e Brendshme i hapi rrugë edhe ngritjes së byrosë kombëtare të hetimit dhe i kaloi kompetencat që dikur i kishte Garda e Republikës, Policisë së Shtetit për ruajtjen dhe sigurinë e personaliteteve.