http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maturantë që kanë arritur rezultatet më të larta në maturën shtetërore janë pritur mbrëmjen e djeshme nga kryeministri Edi Rama në Parkun e Pallatit të Brigadave. Në një natë kushtuar të rinjve Rama e cilësoi përfundimin e studimeve të mesme si një nga momentet më të shënuara në jetën e çdo maturanti. Kryeministri i siguroi të rinjtë se ata do të kenë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë, në rrugën e tyre drejtë dijes. Edhe në këtë mbrëmje kryeministri u ndal në reformën e Arsimit të Lartë dhe për bursat që këta të rinj do marrin nga qeveria. Partia demokratike reagon kundër reformës ne arsim. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit, Genc Pollo është shprehur se Rama nuk ka asnjë vizion për arsimin. Ai e ka konsideruar reformën e arsimit te lartë rikthim tek e shkuara, me koncepte minimaliste dhe monopoliste.