Dëmshpërblim ish të përndjekurve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka konkretizuar me ligj ndryshimet në skemën për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Tashmë përparësi për të marrë këstin do të kenë të gjithë ish vuajtësit politikë të komunizmit të cilët janë ende gjallë, por edhe këtu prioritet do të kenë femrat. Janë 117 gra mbi moshën 75 vjeç të cilat ende nuk kanë marrë asnjë këst. Ministri Erion Veliaj tha se brenda këtij mandati do të shlyhen të gjithë ish të përndejkurit të cilët janë gjallë. Por për opozitën kjo skemë është abuzive. ish kreu i financave Bode tha se varianti ku përparësi kishte numri rendor i dosjes eliminonte favorizimet. Në tetë vite qeverisje të demokratëve buxheti i shtetit ka dhënë 64 milion dollarë, ndërsa me socialistët këtë vit po jepen 18 milion, ndërsa në 2015-ën shuma do të rritet në 20 milion. Në total vlera e plotë që shteti duhet të japë që të shlyejë këtë kategori është 430 milion dollarë.