NAÇO: Gjyqtaret jane bere si Sudja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi I Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të mos shkarkuar gjyqtarin Gjin Gjoni, është skandaloz dhe qesharak. Kështu ka reaguar Ministri I Drejtësisë Nasip Naço, I cili theksoi në një dalje publike, se vendimmarrja e një dite më parë e KLD-së, dëshmon se qeveria nuk mund të bashkëpunojë më, me këtë Këshill. "U takon deputetëve të Kuvendit, të zgjedhur nga vota e popullit, të vendosin se çfarë do të bëjnë me anëtarët e KLD-së. Do të mbyllin sytë apo do të ndahen përfundimisht nga kjo vendimmarrje skandaloze"- u shpreh Naço. Kreu I dikasterit të Drejtësisë u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e abuzimit të gjyqtarëve. "Gjyqtarët janë bërë si Sudja, duke fshehur pasurinë"- ishte batuta e ministrit.

Free Traffic Exchange