Keshilli i Lartë i Drejtësisë i tha 'JO' ministrit të Drejtësisë, një muaj pasi ai u kërkoi anëtarëve të votonin shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Gjin Gjoni. Pavarësisht një padie në prokurori për fshehje të pasurisë dhe hetimeve që po zhvillohen ndaj Gjin Gjonit, KLD ka mbrojtur në bllok gjyqtarin në fjalë.