http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur sot në Elbasan prishja e objekteve që do të preken nga zgjerimi i bulevardit "Qemal Stafa". Deri tani Inspektoriati i Policisë Ndërtimore të bashkisë ka rrafshuar 14 objekte, ndërsa pritet që deri në fund të këtij muaji të përfundojë prishja e 90 ndërtesave përgjatë gjithë rrugës. Ne aksion policia nuk ka patur kundërshtime nga banorët. Të vetmit që kanë shprehur pakënaqësi janë disa pronarë lokalesh në qendër, të cilët ankohen për vlerën e kompensimit që sipas tyre, është më e ulët se vlera reale e objekteve. Projekti i bulevardit do të nise zbatimin në fillim të muajit gusht dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.