Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet dhe qytetarët në Maqedoni, që të përmbahen nga dhuna, duke theksuar se dialogu politik ndërmjet komuniteteve dhe zbatimi në përpikëri i "Marrëveshjes së Ohrit", është rruga e vetme e zgjidhjes së çështjeve të hapura midis komuniteteve në Maqedoni.